SHBA, thirrje Koresë së Veriut të ruajë paqen rajonale

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Koresë së Veriut që të përmbahet nga veprimet që kërcënojnë paqen rajonale. Kjo thirrje e Washington-it vjen pas njoftimeve në media se Pheniani mund të përgatitet për një test të armëve bërthamore. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve Jen Paski, ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara janë duke i shqyrtuar raportet në lidhje armët bërthamore në Korenë Veriore. Instituti Johns Hopkins në SHBA ka bërë me dije se imazhet satelitore tregojnë një aktivitet të shtuar bërthamor në vend por jo të mjaftueshëm sa për të thënë se testi është i pashmangshëm.
Në mars, Pheniani ka kërcënuar se do të kryejë një provë bërthamore

Share Button