SHBA: Të paktën 50 të vrarë nga sulmi në Las Vegas

Policia e Las Vegasit njoftoi se të paktën 50 persona kanë humbur jetën dhe 200 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit të armatosur që ndodhi më herët në këtë qytet.

Sulmi ndodhi kur një sulmues i armatosur qëlloi drejt turmës në një festival muzikor pranë hotelit Mandalay Bay në Las Vegas.

Siç theksohet, gjendja shëndetësore e disa prej të plagosurve është e rëndë, ndërsa ka shqetësime për rritjen e numrit të viktimave.

– Agresori, një 64-vjeçar

Policia shpalosi identitetin e agresorit, duke thënë se bëhet fjalë për 64-vjeçarin nga Nevada, Stephen Paddock.

Më parë, sherifi i policisë së Las Vegasit, Joseph Lombardo, tha se ka mundësi që midis të vdekurve si pasojë e shkëmbimit të zjarrit të këtë edhe polic. Sipas tij, sulmuesi që u neutralizua ishte banor lokal dhe veproi vetëm, duke mos dhënë informata rreth identitetit të tij.

Në ndërkohë policia po kërkon një grua me emrin Marilou Danley, e cila supozohet të jetë me origjinë nga Azia. Thuhet se lokacioni i 62-vjeçares Danley është gjetur, megjithatë, ajo ende nuk është kapur nga autoritetet.

Sulmi në fjalë u regjistrua si sulmi i armatosur me numrin më të madh të vdekjeve deri më tani në SHBA.

Share Button