SHBA, të paktën 27 të vdekur nga sulmi në Teksas

Të paktën 27 persona e kanë humbur jetën nga sulmi në shtetin federal amerikan Teksas, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të CNN-it, të bazuar në burimet lokale, në sulmin në një kishë në Teksas, jetën e kanë humbur të paktën 27 persona.

Më tej thuhet se në mesin e atyre që humbën jetën është edhe një fëmijë 2 vjeç.

Sipas burimeve lokale, nuk ka informacione për numrin e saktë të personave të cilët ndodheshin gjatë sulmit në kishë, por që në meshën e kësaj kishe merrnin pjesë në mënyrë të rregullt rreth 50 persona.

Një person i armatosur ka hyrë dhe ka hapur zjarr në kishën në rajonin Sutherland Springs. Menjëherë pas sulmit u njoftua se një numër i madh i njerëzve kanë humbur jetën ndërsa shumë të tjerë janë plagosur.

Sherifi nga rajoni Wilson, Joe Tackitt tha se sulmuesi është neutralizuar pasi është qëlluar.

Share Button