SHBA: Shtrohet iftar nga policët muslimanë

Shoqata e Policëve Muslimanë të Nju Jorkut, që vepron në qytetin Nju Jork të SHBA-ve, në një program vjetor të iftarit ka mblodhur ndihma për Jemenin dhe Afrikën Lindore, vende të cilat luftojnë me urinë.

Organizata e formuar nga policët muslimanë të cilët veprojnë në Policinë e Nju Jorkut (PNJ), e cila njihet se “organizata e parë që përfaqëson policët muslimanë në SHBA”, priti në iftar tradicional anëtarët e shoqërisë muslimane në Nju Jork si dhe përfaqësuesit e feve tjera.

Kryetari i Shoqatës së Policëve Muslimanë të Nju Jorkut, Adeel Rana, gjatë fjalimit të tij në hapjen e programit foli për vizitat e tij në Turqi dhe Lindjen e Mesme. Ai bëri të ditur se në Turqi kishte fatin ta takojë presidentin Recep Tayyip Erdoğan dhe falënderoi Turqinë për mbështetjet e dhëna.

Pas këtij iftari, Waleed Gabr nga shoqata civile “Islamic Relief USA” duke folur për krizën e urisë në Jemen dhe Afrikën Lindore, mblodhi ndihma nga pjesëmarrësit për këto vende.

Share Button