SHBA, shatërvani Buckingham me pamje magjepsëse

Shatërvani Buckingham në Çikago nga muaji maj deri në tetor me hedhjen e ujit përmes efekteve ndriçuese i jep pamje magjepsëse këtij qyteti amerikan, raporton Anadolu Agency (AA).

Shatërvani është bërë në vitin 1927, ndërsa sot është një nga simbolet e qytetit.

“Performaca” mund të shikohet çdo orë dhe zgjat 20 minuta. Pjesa qendrore e shatërvanit në mënyrë vertikale hedh ujë deri në 45 metra në ajër. “Koreografia” përcillet me efekte ndriçuese dhe zanore.

Një nga shatërvanët më të mëdhenj në botë është i vendosur në Grand Park në qendër të qytetit, ndërsa për çdo ditë e vizitojnë qindra njerëz.

Share Button