SHBA sanksione shtesë kundër ushtrisë së Mianmarit

SHBA mori masa shtesë kundër ushtarakëve të nivelit të lartë të cilët ndodhen në ushtrinë e Mianmarit, apo më parë ishin pjesë e kësaj ushtrie, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauer, në një deklaratë me shkrim tha se SHBA-të “mbështesin procesin e kalimit të Mianmarit në një shoqëri demokratike”, por që përkundër kësaj për shkak të incidenteve të dhunës në Arakan kanë marrë masa shtesë ndaj ushtarëve të nivelit të lartë, të cilët ndodhen në ushtrinë e Mianmarit, apo më parë ishin pjesë e kësaj ushtrie.

Duke vënë në dukje se SHBA-ja “ndjen shqetësim të thellë” për zhvillimet në Arakan, Nauert thotë se personat apo institucionet që kanë lidhje me zhvillimet në Arakan do të jenë “përgjegjës” për këto incidente.

Ajo po ashtu informoi se përveç “bashkëpunimit të kufizuar dhe ndalimit të shitjes së armëve për ushtrinë e Mianmarit”, po merren masat shtesë ndaj Mianmarit.

-Po vlerësohen mundësitë për sanksione ekonomike

Duke u shprehur se që nga 25 gushti janë duke menduar për lejimin apo jo të hyrjes së liderët të Burmës në SHBA, Nauert thotë se po vlerësojnë mundësitë për sanksione shtesë ekonomike kundër këtyre personave.

Sipas saj asnjëri prej ushtarëve të Mianmarit të cilët kanë marrë pjesë në operacionin në Arakan, nuk do të mund të shfrytëzojnë programet mbështetëse të SHBA-ve.

Nauert po ashtu i bëri thirrje qeverisë së Mianmarit që të hapë menjëherë rrugët për misionin e gjetjes së provave të Kombeve të Bashkuara, organizatave ndërkombëtare për ndihmë dhe mediave.

Ajo tha se po punojnë për zbatimin e sanksioneve ekonomike për personat që kanë lidhje me këto incidente.

Share Button