SHBA: Regjimi i Asadit planifikon sulme të reja kimike

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se ka prova “të mundshme” që sugjerojnë se regjimi sirian është duke përgatitur sulm të ri me armë kimike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Administrata amerikane thotë se janë vërejtur aktivitete të ngjashme me përgatitjet që janë kryer gjatë sulmit kimik më 4 prill, i cili nxiti reagime të ashpra të bashkësisë ndërkombëtare.

Presidenti amerikan Donald Trump u përgjigj duke lançuar raketa në bazën ajrore siriane.

“SHBA ndodhet në Siri për të eliminuar DEASH-in”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer, duke shtuar “Nëse zotëri Asadi kryen sulm masiv duke përdorur armë kimike, ai dhe ushtria e tij do të paguajnë kosto të lartë”.

Shtëpia e Bardhë nuk ka deklaruar se në çfarë baze ka paraqitur pretendimet në lidhje me planifikimin e sulmeve të reja.

Share Button