SHBA, qytetarët nderuan muslimanen e vrarë brutalisht Nebra

Në disa qytete të ndryshme amerikane u organizuan tubime në nderim të Nabra Hassan e cila u sulmua brutalisht me një shkop bejsbolli të dielën, ku më pas vdiq, raporton Anadolu Agency (AA).

Kjo 17-vjeçare u sulmua pasi ajo po shkonte në xhami pas syfyrit me miqtë. Trupi i muslimanes u gjet të dielën në një liqen.

Një numër i madh i qytetarëve të besimeve të ndryshme kanë marrë pjesë në tubimet, të cilat nën moton “Drejtësi për Nebra” u organizuan në më shumë se dhjetë qytete amerikane, duke përfshirë Nju Jork, Uashington DC, Filadelfia, San Françisko, Los Anxhelos, Boston dhe Detroit.

Amerikanët në Nju Jork u mblodhën në Sheshin Union dhe me lule në duar nderuan vajzën e vrarë brutalisht duke dërguar mesazh se ata janë kundër dhunës dhe urrejtjes.

Në tubim morën pjesë qytetarë të besimeve të ndryshime, ndërsa mbanin dhe pankarta ku shkruhej “Nuk do të harrojmë Nebrën” dhe “Drejtësi për Nebrën”, si dhe u lutën për të dhe vendosën lule në skaj të rrugës.

Familja e Nebras dhe përfaqësuesit e komunitetit musliman besojmë se ky rast është krim i urrejtjes. Deklaratat e policisë janë të ndryshme. Fillimisht deklaruan se nuk ka provë se bëhet fjalë për “krim të urrejtjes” dhe se është e mundur që të ketë qenë një debat trafiku, ndërsa më vonë deklaruan se ishte e mundur që të ketë qenë “ngacmim seksual”.

Përmes internetit është nisur një fushatë humanitare për të ndihmuar familjen e Nebras të cilës që nga dita e martë i janë bashkangjitur 11 mijë persona dhe janë grumbulluar më shumë se 290 mijë dollarë.

Share Button