SHBA, prova për përdorimin e armëve kimike në Siri

Shtetet e Bashkuara kanë tregues të provave të përdorimit të armëve kimike toksike në Siri. Departamenti Amerikan i Shtetit, ka bërë të ditur se ka edhe prova që “qeveria siriane është e përfshirë në përdorimin e tyre”. “Kemi të dhëna të përdorimit të kimikateve industriale toksike”, ka thënë zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Jen Psaki. Në Mars, Siria dorëzoi në OPCW një propozim të rishikuar për asgjësimin e armëve të saj kimike, që kishte si afat fundin e muajit Prill. Afati i ripërcaktuar në propozim erdhi pas raportimit të muajit Shkurt nga OPCW se Siria kishte nxjerrë nga vendi vetëm 11% të stokut të armëve të saj për asgjësim, duke dështuar për ta përmbushur këtë zotim brenda afatit të parë të vendosur më 5 Shkurt. Ndërkohë pak ditë më parë Organizata për Parandalimin e Armëve Kimike bëri të ditur se Siria ka shkatërruar shumicën e materialeve të saj të armëve kimike.

Share Button