SHBA pritet të goditet nga një stuhi e madhe dëbore

Një stuhi e madhe dëbore pritet të prekë skajet lindore dhe perëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Autoritetet kanë dhënë alarmin se më shumë se 50 milionë njerëz janë të rrezikuar, ndërkohë që në disa zona është parashikuar të bjerë më shumë se 60 centimetër dëborë.

Disa shtete kanë shpallur edhe gjëndjen e emergjencës mes të cilave Mariland, Karolina e Veriut, Georgia, Pensilvania dhe Virxhinia.

Banorët janë paralajmëruar që të furnizohen me ushqime për shkak se efekti i stuhisë do të jetë paralizues për transportin ndërkohë që institucionet arsimore e kanë pezulluar aktivitetin e tyre deri në një afat të pacaktuar.

Ndërkohë, edhe kompanitë ajrore janë detyruar që të anulojnë qindra fluturime.

 

Share Button