SHBA pezullon ndihma ushtarake për Tajlandën

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar 3.5 milionë dollarë ndihma ushtarake për Tajlandën dhe thonë se po shqyrtojnë mundësinë e shkurtimeve të tjera nga një paketë ndihmash prej 7 milionë dollarësh.

Njoftimi erdhi disa orë pasi ushtria tajlandeze ndaloi kryeministren e vendit, siç duket në përpjekje për të forcuar kontrollin mbi pushtetin.

Departamenti i Shtetit ka paralajmëruar shtetasit amerikanë të shmangin udhëtime jo të domosdoshme në këtë vend.

Ish-kryeminitrja tajlandeze Yingluck Shinaëatra dhe dhjetra figura politike, janë zhdukur që kur mbërritën në një objekt ushtarak në Bangkok.

Më pas zyrtarë ushtarakë u cituan të kenë thënë se ajo është ndaluar nga autoritetet.

 

Share Button