SHBA përfshihet nga tornadot,17 viktima

17 persona kanë humbur jetën pas tornadove të njëpasnjëshme që kanë goditur pjesën jugqëndrore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 13 prej tyre kanë vdekur pas Arkansas, ku situata është më dramatike ndërsa viktimat e tjera janë shënuar në Oklahoma, ku disa ndërtesa janë dëmtuar rëndë, duke shkaktuar edhe dhjetëra të plagosur. Tornadot kanë goditur edhe Nebraskan, Kansas, Iowa dhe Missourin. Presidenti amerikan Barack Obama, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave ndërsa i ka kërkuar ekipeve të emergjencave federale, të qëndrojnë në terren për të ofruar ndihmë. Në të njëjtën ditë, 3 vjet më parë, një seri torandosh goditën Misisipin, Alabamën, Tenessee, Virginia dhe Georgia, duke shkaktuar 316 viktima.

Share Button