SHBA, Nik Xhelilaj vlerësohet si aktori më i mirë

Aktori shqiptar Nik Xhelilaj është vlerësuar me trofeun e aktorit më të mirë dhe çmimin special të jurisë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit, që u mbajt në Houston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vlerësimi për aktorin shqiptar ka ardhur për filmin “Seven lucky gods”

Filmi i realizuar nga regjisori Jamil Dehlavi, ka në qendër jetën e një emigranti shqiptar në Londër përballë rrezikshmërisë së bandave kriminale.

Aktori Nik Xhelilaj arriti të rrëmbente këto dy çmime përballë figurave të njohura të industrisë së filmit.

 

Share Button