SHBA mundëson zyrë në Uashington për opozitën siriane

Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se do të lejojnë aleancën kryesore të opozitës siriane që të hapë një mision diplomatik në Uashington.

Departamenti i Shtetit njoftoi gjithashtu një ndihmë prej 27 milionë dollarësh në formë asistence joushtarake dhe nisjen e shpërndarjes për Ushtrinë Çlirimtare Siriane. Lëvizja e Uashingtonit vjen në prag të bisedimeve mes zyrtarëve amerikanë dhe Ahmed Jarba, president i Koalicionit Kombëtar. Bëhet fjalë për grupin e parë të njohur nga Shtetet e Bashkuara si përfaqësuesi legjitim i popullit sirian në dhjetor 2012.  Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Amerika njeh Koalicionin
Kombëtar si qeverinë e Sirisë dhe nuk u garanton përfaqësuesve të saj imunitet diplomatik. Gjithashtu, lëvizja nuk i lejon opozitës që të marrë kontrollin e ambasadës siriane, operacionet e të cilës u pezulluan nga Departamenti i Shtetit në muajin mars. Por një zyrtar amerikan, në kushte anonimati, tha për “Associated Press” se hapja e misionit diplomatik ka qenë një kërkesë kyçe e opozitës siriane, pasi besojnë se ai do t’u japë atyre një prani më të theksuar dhe më shumë besueshmëri tek Uashingtoni dhe sirianët e çatdhesuar në Shtetet e Bashkuara.

Share Button