SHBA kryen sulme me dronë në Pakistan

Shtetet e Bashkuara kanë riaktivizuar programin e sulmeve me avionë të telekomanduar në Pakistan, me dy sulme ndaj bastioneve të militantëve në rajonin fisnor të Waziristan-it verior përgjatë natës.
Nga raportimet bëhet e ditur se të paktën 16 militantë të dyshuar janë vrarë nga sulmet. Ky veprim vjen disa ditë, pasi militantët sulmuan aeroportin ndërkombëtar të Karachi-t, duke lënë 39 viktima, përfshi këtu edhe 10 prej tyre.Uashingtoni pranoi të pezullonte programin e dronëve në Dhjetor, për t’i lejuar Islamabadit të niste bisedimet për paqe me Talebanët pakistanezë.Por, presioni është gjithnjë e më tepër ndaj autoriteteve të Pakistanit, për të nisur një sulm në terren ndaj rajonit në fjalë, duke qenë se bisedimet e paqes kanë ngecur. Dy sulmet me dronë ndodhën me diferencë kohore prej disa orësh nga njëri-tjetri, duke goditur një kompleks në një fshat pranë Miranshah, qendra kryesore në Ëaziristan-in verior. Sulmi i parë, që u ndërmor gjatë natës së të mërkurës, thuhet të ketë lënë 4 militantë etnikë uzbekistanas, si dhe dy talibanë “punjabi”. Sulmi i dytë, mëngjesin e së enjtes, shënjestroi edhe 10 militantë të tjerë të dyshuar. Të mërkurën, militantët uzbekë të Lëvizjes Islamike të Uzbekistanit morën përsipër përgjegjësinë e sulmeve në aeroport, duke thënë se ai ishte në sinjal hakmarrjeje ndaj sulmeve ajrore të ushtrisë.

Share Button