SHBA kryen sulme ajrore në Somali dhe Libi

Komanda e SHBA-ve në Afrikë (AFRICOM) njofton se në sulmet e kryera nga avionët amerikanë në Somali kanë humbur jetën më shumë se 100 militantë të Al Shabaab, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga AFRICOM thuhet se në sulmin ajror ndaj organizatës terroriste Al Shabaab, 200 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Mogadishu kanë humbur jetën më shumë se 100 militantë të kësaj organizate.

Në deklaratë thuhet se Al Shabaab po i bindet urdhërave të Al Kaedës. “Al Shabaab ka thënë në mënyrë të hapur se po planifikon dhe kryen sulme ku në objektiv merret SHBA-ja dhe partnerët e saj në rajon”, thuhet më tej në deklaratë.

AFRICOM po ashtu njofton se janë kryer edhe dy sulme ndaj militantëve të DEASH-it në afërsi të rajonit Fukaha të Libisë.

Share Button