SHBA, Kongresi zhbllokon fondet

Ligjvënësit amerikanë zgjatën me një javë financimin për sigurinë e brendshme duke shmangur një mbyllje të pjesshme të disa shërbimeve për shkak të mungesës së buxhetit. Marrëveshja afatshkurtër kaloi në Dhomën e Përfaqësuesve duke marrë 357 vota pro dhe 60 kundër. Presidenti Barack Obama firmosi ligjin që u garanton 250 mijë punonjësve të sigurisë në të gjithë Shtetet e Bashkuara pagesën gjatë periudhës që republikanët dhe demokratët në Kongres diskutojnë një marrëveshje afatgjatë. Marrëveshja e minutës së fundit mbërrin pas refuzimit të mëhershëm të republikanëve për të votuar një zgjatje 3-javore të financimit për sigurinë e brendshme, si formë kundërshtimi ndaj ligjit të emigracionit të Presidentit Obama.

Share Button