SHBA, Jim Webb tërhiqet nga gara për President

Ish-senatori nga Virginia, Jim Webb u tërhoq të martën nga gara e kandidatëve demokratë për president.

Webb e deklaroi vendimin e tij në një konferencë shtypi në Uashington por e la mundësinë të hapur për një garë si kandidat i pavarur.

Ai tha se do të bisedojë me disa njerëz gjatë javëve të ardhshme para se të marrë një vendim përfundimtar.

Pas tërheqjes së tij, në kampin e demokratëve mbeten katër kandidatë: Ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton që kryeson garën, senatori nga Vermonti Bernie Sanders, ish-guvernatori i Merilandit Martin O’Malley dhe ish-guvernatori i Rhode Island, Lincoln Chafee.

 

Share Button