SHBA, dorëhiqet sekretarja e shëndetësisë

Sekretarja amerikane e shëndetësisë, Kathleen Sebelius, ka dhënë dorëheqjen, pas lancimit problematik të ligjit për kujdesin shëndetësor të presidentit Barack Obama. Ligji, i cili nga mbështetësit e presidentit konsiderohet si një nga arritjet më të mëdha të brendshme, është karakterizuar me probleme teknike dhe vonesa. Sebelius ka qenë sekretare e shëndetësisë qëkur Obama ka marrë detyrën në vitin 2009. Raportet thonë se Obama do të emërojë Sylvia Mathews Burwell, drejtoren aktuale të buxhetit, për ta zëvendësuar atë. New York Times thotë se Sebelius ka marrë vetë vendimin për të dhënë dorëheqje.

Share Button