SHBA, dorëhiqet Jay Carney

Presidenti amerikan, Barack Obama ka bërë me dije se zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.

Carney do të zëvendësohet nga zëvendësi i tij, Josh Earnest ndërsa mësohet se do të shërbej së paku deri në mesin e muajit qershor.

Ai tha se nuk ka deklaratë për planet e tij të ardhshme, por para gazetarëve theksoi se ata nuk duhet të presin që ai ta marrë postin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Rusi.

Para postit në Shtëpinë e Bardhë, Jay Carney ishte korrespondent i revistës “Time” në Moskë.

Share Button