SHBA dhe Franca paralajmërojnë sërish Rusinë për sanksione

Presidenti amerikan Barak Obama dhe presidenti i Francës Francois Hollande, kanë diskutuar në lidhje me krizën në Ukrainë ndërsa e kanë paralajmëruar Rusinë, se do të përballet me sanskione të mëtejshme nëse vazhdon  me sjelljet provokuese dhe destabilizuese ndaj Rusisë.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se të dy liderët, kanë biseduar në telefon më 16 maj. Gjatë ditës së premte, Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për ”përkeqësim alarmant” të të drejtave të njeriut në lindje të Ukrainës, ku separatistët pro-rusë janë duke luftuar forcat e sigurisë. Ato po ashtu kanë vënë re ”probleme serioze” në keqtrajtimin dhe persekutimin e tatarëve në Krime, rajonin që ka aneksuar Moska në muajin mars. Konstatimet janë përfshirë në raportin mujor të OKB-së mbi krizën, i cili është prezantuar të premten në Gjenevë. Rusia e ka kritikuar raportin dhe e ka vlerësuar atë si të motivuar politikisht.

Share Button