SHBA dhe BE nisin bisedimet me Iranin

Diplomatë të SHBA dhe BE-së filluan të hënën një takim dyditor përballë negociatorëve iranianë, në Gjenevë. Zëvendësministri i jashtëm iranian, Abbas Araqchi, ka thënë se takimi do të përfshijë edhe Drejtoren Politike të BE-së, Helga Schmid dhe Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton. Uashingtoni ka thënë se pjesëtarë të delegacionit të saj janë zyrtarët që më parë kanë mbajtur takime sekrete me Iranin, vitin e kaluar. Ekipi amerikan përfshin zëvendëssekretarin amerikan të shtetit, William Burns, nënsekretaren amerikane për Çështje Politike, Wendy Sherman dhe këshilltarin për politikë të jashtme, Jake Sullivan. Bisedimet e Gjenevës do të mbahen para takimit P5+1 në Vienë që pritet të fillojnë më 16 qershor.
Negociatorët po bëjnë përpjekje për të finalizuar një marrëveshje gjithëpërfshirëse bërthamore para 20 korrikut.

Share Button