SHBA dërgon ekip në Nigeri për shpëtimin e vajzave të rrëmbyera

Një grup ekspertësh amerikanë janë dërguar në Nigeri për të ndihmuar autoritetet vendase për gjetjen e më shumë së 200 vajzave të rrëmbyera nga një shkollë nga militantët e grupit islamik Boko Haram rreth një muaj më parë. Presidenti amerikan Barack Obama tha se ekipi përbëhet nga personel ushtarak, nga zbatimi i ligjit dhe nga agjenci të tjera. Ai u shpreh se kjo ngjarje mund të nxisë ndërkombëtarët të ndërmarrin veprime nga terroristëve të Boko Haram. “Ne kemi dërguar një ekip me një kombinim forcash ushtarake, të cilët do të përpiqen të lokalizojnë zonën ku mbahen vajzat. Kjo është një ngjarje e tmerrshme “, tha Obama, duke e cilësuar organizatën Boko Haram si më të rrezikshmen në atë rajon. Rrëmbimi i fundit mendohet të ketë ndodhur gjatë ditës së hënë. Militantët kanë marrë peng edhe 8 vajza të tjera nga një fshat pranë bastionit të tyre në veri-lindje të Nigerisë. Lideri i Boko Haram, Abubakar Shekau, kërcënoi nëpërmjet një video të publikuar për mediat, gjatë së hënës, se do të shiste rreth 230 vajza të rrëmbyera në treg, duke iu referuar atyre të marra peng nga shkolla më 14 Prill. Pengmarrja nga islamikët, të cilët thonë se po luftojnë për vendosjen e një shteti islamik në Nigeri, kanë shokuar një vend të prekur gjatë prej dhunës, sidomos në rajonet veri-lindore. Boko Haram, emri i të cilës nënkupton “Edukimi perëndimor është i ndaluar”, është një organizatë e cila kërkon të rrëzojë qeverinë dhe të krijojë një shtet islamik në Nigeri dhe është një nga kërcënimet kryesore të sigurisë së shtetit afrikan, përjetuar rritje konstante e duke u armatosur gjithnjë e më mirë.

Share Button