SHBA, delegacion në përurimin e Poroshenkos

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti amerikan, Barack Obama, në përurimin e presidentit të zgjedhur të Ukrainës, Petro Poroshenko, dërgon një delegacion prej tetë anëtarësh. Përurimin i Poroshenkos bëhet të shtunën në kryeqytetin Kiev. Delegacioni amerikan udhëhiqet nga zëvendëspresidenti, Joe Biden, ndërsa janë të përfshirë edhe zyrtarja e lartë e Departamentit të shtetit, Victoria Nuland, diplomatët Daniel B. Baer e Geoffrey Pyatt, pastaj anëtarët dhe anëtaret e Dhomës përfaqësuese dhe Senatit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Chris Murphy, John McCain, Ron Johnson, Marcia Kaptur. Para dy ditësh, në Poloni të Varshavës, presidenti Obama u takua me Poroshenkon, me ç’rast u demonstrua mbështetje për Kievin në periudhën e përleshjeve të armatosura kundër separatistëve prorusë në pjesën lindore të Ukrainës.

Share Button