SHBA, 32-vjeçari shpall kandidaturën si guvernatori i parë mysliman në vend

Mjeku 32 vjeçar dhe aktivisti i shëndetit publik në shtetin e Miçiganit në SHBA, Abdulrahman Mohamed el-Sayed, ka shpallur kandidaturën si guvernatori i parë mysliman në vend.

I lindur në Gratiot County në vitin 1985 si fëmija i një familjeje emigrantësh nga Egjipti, Sayed është bërë kandidat për guvernator të Miçiganit, shtet ky në veri të SHBA-ve.

Sayed, i cili në shtator të vitit 2015 mori detyrën e drejtorit të Departamentit për Shëndetësi nën administrimin e kryebashkiakut të Detroitit Mike Duggan, në deklaratën e tij në lidhje me kandidaturën tha: “U bëra kandidat sepse besoj se do të jem guvernatori më i mirë i Miçiganit, pa marrë parasysh jam apo nuk jam mysliman. Besimi im është shumë i rëndësishëm për mua, sepse e njëjta vlen edhe për shumë amerikanë dhe qytetarë të Miçiganit”.

Abdulrahman Mohamed el-Sayed theksoi edhe pse si nëpunës shtetëror vlerat islame janë në qendër të punës së tij, prioritet kryesor do të jetë shërbimi për qytetarët.
Nëse Sayed arrin të zgjidhet, krahas që do të jetë guvernatori i dytë më i ri i zgjedhur ndonjëherë, pas Bill Clintonit i cili në vitin 1978 u zgjodh si guvernatori më i ri në SHBA ndonjëherë, ai do të jetë edhe guvernatori i parë mysliman.

Share Button