Shakira prezanton këngën e saj për “Brazil 2014”

Pasi rezultoi shumë e suksesshme me këngën “Waka Waka (This Time for Africa)” për turneun ‘Afrika e Jugut 2010’, Shakira vjen me një këngë tjetër për Kampionatin e sivjetëm Botëror. ‘Brazili 2014’ tashmë e ka këngën zyrtare “Ole Ola (We Are One)” të Pitbull dhe Jennifer Lopez, megjithatë këngëtarja kolumbiane ka ardhur me një këngë të sajën me titull “La La La (Brazil 2014)”. Në videoklipin e kësaj kënge paraqiten disa yje të Barcelonës, si Lionel Messi, Neymar, Cesc Fabregas dhe burri i saj, Gerard Pique. Pastaj aty janë edhe Sergio Aguero dhe Radamel Falcao e të tjerë. Edhe djali i Shakiras, Milan, është pjesë e klipit që për më pak se 24 orë është shikuar mbi pesë milionë here.

Share Button