Serbia mobilizohet kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO

Serbia vazhdon të lobojë kundër Kosovës për anëtarësim në UNESCO, ata madje shprehen të bindur se Kosova nuk do të anëtarësohet as kësaj radhe.

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç tha se pretendimi i Prishtinës se kishin votat e mjaftueshme për UNESCO, është një gënjeshtër e madhe.“Në të gjitha takimet që presidenti dhe unë kemi pasur, është diskutuar edhe kjo temë”, tha Daçiç, i cili ndodhet në Nju Jork si pjesë e delegacionit serb, të udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq, duke marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, shkruan Beta.

Share Button