Separatistët pro rusë deklarojnë armëpushim

Separatistët pro rusë deklaruan armëpushimin në qytetin lindor të Ukrainës, Sllovjansk, pas përplasjes së armatosur të së dielës ku të paktën tre persona mbetën të vrarë.Konflikti solli një përplasje të ashpër deklaratash mes Kievit dhe Moskës, në një kohë kur pritet të vihet në zbatim marrëveshja e arritur në Gjenevë. Kryebashkiaku i vetëshpalllur i Sllovjansk, tha se armëpushimi do të zgjaste deri të hënë në mëngjes.Viacheslav Ponomaryov, i bëri një thirrje të drejpërdrejtë presidentit rus, Valdimir Putin, ku i kërkoi ndihmë. “Nëse nuk na dërgoni dot ushtrinë apo paqëruajtësit për të na ndihmuar, atëherë na dërgoni armë apo na ndihmoni me çdo mënyrë që të mundeni”, tha ai.Sipas separatistëve, ultranacionalistët ukrainas hapën zjarr në një pikë kontrolli, por ultranaciconalistët kanë akuzuar forcat speciale ruse për sulmin. Ministria e Brendshme e Ukrainës, ka njoftuar se të pakten tre persona janë vrarë dhe tre të tjetrë janë plagosur, gjatë incidentit, ndërsa mediat shtetërore ruse kanë njoftuar në anën tjetër, se kanë vdekur pesë persona, duke përfshirë tre aktivistë pro-rusë.Ministria e Jashtme ruse shfaqi zemërimin mbi incidentin, duke thënë se kjo dëshmon që autoritetet ukrainase nuk dëshirojnë t’i çarmatosin nacionalistët dhe ekstremistët. Shërbimi i Sigurisë në Ukrainë, ka bërë me dije se asnjë organizatë ukrainase nuk ishte e përfshirë në këtë incident. Ata e kanë dënuar incidentin duke e quajtur provokim nga ana e pro-rusëve. Incidenti vdekjeprurës në Ukrainën lindore ka vënë në pikëpyetje suksesin e marrëveshjes mes Rusisë, Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, që u arrit me synimin për të qetësuar tensionet në pjesën lindore të Ukrainës.

Share Button