Senegal, shfaqet epidemia e etheve tropikale

Regjistrohen rreth 200 raste të dyshuara të etheve tropikale në Senegal, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë së Senegalit thuhet se në rajonet Luga dhe Dahra, në veri të shtetit janë regjistruar raste të sëmundjes së etheve tropikale.

Si rezultat i analizave është vërtetuar se 36 prej afro 200 rasteve janë të prekur nga kjo sëmundje.

Më tej në deklaratë thuhet se do të merren hapat e nevojshëm për ndalimin e kësaj epidemie. Ministria e Shëndetësisë i bëri thirrje popullatës për qetësi dhe për marrjen e masave të nevojshme higjienike.

Virusi i etheve tropikale kalon tek njerëzit nëpërmjet mushkonjave. Sëmundja e cila zakonisht pas periudhës së inkubacionit shkakton ngritje të temperaturës, në disa raste mund të jetë vdekjeprurëse.

Share Button