Sendet personale të Margaret Thatcher në ankand

Ish kryeministrja britanike Margaret Thatcher ende dominon skenën politike angleze dhe 25 vjet pasi ajo drejtoi vendin, dhe pothuajse 3 vjet pas ndarjes së saj nga jeta, tashmë publiku mund të njohë më nga afër pak më shumë nga historia dhe jeta e saj personale.

Shtëpia e ankandeve Christie’s në Londër ka nxjerrë në ankand më shumë se 400 sende të saj personale, rroba, bizhuteritë dhe çantat e saj ikonike, bashkë me to edhe kujtime të saj nga jeta politike.

Sendet e ish kryeministres janë nxjerrë në shitje nga fëmijët dhe nipërit e saj, në një ankand që koincidon edhe me 90 vjetorin e lindjes së titanes së jetës politike në Britaninë e Madhe.

Ndër sendet që shiten përmendet një çantë e saj e kuqe prej lëkure, që e mbante gjatë takimeve ministeriale, që është vlerësuar paraprakisht për tu shitur 3-4 mijë paund, një fustan i saj personal, përfshirë edhe kostumi i saj mbretëror ngjyrë blu, vlerësuar për tu shitur 2-3 mijë paund.

Ajo çka i karakterizon rrobat e saj janë ngjyrat e forta, ashtu siç duhet ti veshë një zonjë e hekurt.

Mes sendeve në shitje janë edhe dhuratat që i kanë bërë zonjës së hekurt.

 

Share Button