Selena nuk i do më prindërit si menaxherë

Selena Gomez është vetëm 21 vjeç, por mosha nuk e ka ndaluar atë që të shkarkojë nga detyra të ëmën dhe njerkun si menaxherët e saj.
Burime për portalin amerikan TMZ deklarojnë se Selena shkarkoi muajin e kaluar Mandy dhe Brian Teefey, duke i hequr në mënyrë të përhershme nga të gjitha detyrat që lidhen me menaxhimin e karierës së saj. Selena ka qenë nën kontrollin e prindërve që kur debutoi në Disney. Burimet thanë se tashmë bukuroshja me origjinë latine i ka larguar prindërit pasi mendon se është mjaftueshëm e rritur, dhe natyrisht e famshme, që të ketë një menaxher profesionist, i cili të ketë në kurrikulumin e tij klientë të kategorisë A. Selena ka pasur shpesh herë përplasje me të ëmën dhe njerkun lidhur me drejtimin e karrierës së saj, për të mos folur këtu për lidhjen me Justin Bieber, por burimet shtuan se fërkimet familjare nuk ishin arsyeja e vërtetë e ndarjes.
Sipas tyre, Selena do vazhdojë të qëndrojë pranë prindërve, edhe pse ata nuk janë të kënaqur me vendimin e saj.

Share Button