Sekuestrohen rreth 700 kg kanabis në Portin e Durrësit

Rreth 700 kg kanabis sativa janë sekuestruar mbrëmjen e së dielës në Portin e Durrësit, të fshehura në një kamion.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se kamioni i ishte i ngarkuar me baleta me dru zjarri, ku në brendësi të tyre ishte e vendosur edhe lënda narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa, e ngarkuar në Bushat të Shkodrës, ndërsa sipas policisë kishte si destinacion Milanon.

Ndërkaq, në pranga kanë rënë drejtuesi i kamionit Ervin Pellumbi, 36 vjeç dhe pronari i mjetit Albert Doku, 51 vjeç.

Nga ana e saj, Policia e Durrësit është duke vijuar hetimet për të zbardhur origjinën e lëndës narkotike dhe persona të tjerë të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

 

Share Button