Sekuestrohen 700 kg kanabis në zonën e Kënetës, 6 të arrestuar

Sekuestrohet një tjetër sasi e madhe droge, pas asaj në Gjirokastër.

Një operacion i nisur në orët e vona të mbrëmjes së të premtes në zonën e Kënetës në qytetin e Durrësit ka sjellë sekuestrimin e 700 kg kanabis.

Lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit të një banese, ndërsa janë arrestuar 6 persona në kushtet e flagrancës.

Sipas policisë lënda narkotike ishte e paketuar dhe gati për transport.
Në orët në vijim pritet të ketë detaje të reja rreth këtij operacioni.

 

Share Button