Sekuestrohen 159 kg drogë në Igumenicë

Policia e Sarandës në bashkëpunim me atë greke ka arritur të bllokojë sot 159 kg lëndë narkotike ndërsa në pranga ka përfunduar një person.

Lënda narkotike është sekuestruar në zonën e Igumenicës në një furgon që drejtohej nga shqiptari Eduart Mullai, i cili u arrestua nga uniformat blu.

Ndërkaq mësohet se Eduart Mullai ka qenë i arrestuar edhe më parë në shtetin grek për trafik lëndësh narkotike.

 

Share Button