Sekuestrohen 100 kg hashash në Elbasan, 3 në pranga

Policia e Elbasanit ka sekuestruar një sasi prej 100 kg lëndësh narkotike, dhe 50 bimë narkotike gati për tu tharë.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se sasia e lëndës narkotike është gjetur në shtëpinë e familjes Çeka, në fshatin Gracen.

Krahas drogës janë sekuestruar 2 telefona celularë, një peshore dhe sende të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Ndërkohe mësohet se janë arrestuar në flagrancë Vathar Çeka, 50 vjeç dhe djemtë e tij, Nuredin Çeka, 22 vjeç dhe Ektor Çeka, 20 vjeç. Ata kultivonin lëndën narkotike e më pas e tregtonin me shumicë në qytetin e Elbasanit dhe Tiranës.

 

Share Button