Sekreti për një fytyrë të bukur gjatë pushimeve

E kush nuk do të dëshironte që të kishte një fytyrë rrëzëlluese dhe të pastër gjatë gjithë kohës? Mos harroni që kjo është e mundur dhe është e gjitha në dorën tuaj. Niseni që më përzgjedhjen e regjimit ushqimor dhe më pas me ndryshimin e stilin e jetesës. Për t’ju ndihmuar në këtë aspekt, edhe ne do t’ju tregojmë recetën e një smoothie, e cila njëkohësisht ju ndihmon për lëkurën e fytyrës dhe nga ana tjetër është mjaft e shijshme.

Ajo çfarë e bën këtë smoothie ideale për fytyrën janë kombinimi i vlerave që përmbajnë perimet dhe antioksidantët e shumtë që ka. Receta është e thjeshtë dhe ju mund të konsumoni atë sa herë që të dëshironi. Ideale do të ishte që ta pinit këtë smoothie për një periudhe kohore konstante në mënyrë që të shihni edhe përfitimet.

Përbërësit:
Gjysmë gote ujë i filtruar
1 degë rozmarine, ku janë hequr menjëanë gjethet
3 degë selino
2 filxhanë me spinaq të prerë
1 mollë e qëruar
1 kastravec i freskët
4 kuba akulli
Përgatitja:
Hidhini të gjithë përbërësit në një blender dhe smoothie juaj është gati. Ju mund të shtoni edhe bajame, nëse keni dëshirë. Janë shumë të këshillueshme.

Share Button