Sekrete për të zgjatur flokët

Një pjesë e madhe e femrave dëshirojnë të kenë flokë të gjatë dhe të shëndetshëm.

Mirëpo faktorët gjenetikë, kequshqyerja, moskujdesja, duhanpirja e të tjera shpeshherë i pengojnë ta realizojnë këtë gjë.

Më poshtë ju tregojmë disa sekrete që flokët tuaj të zgjaten në mënyrë natyrale dhe të shëndetshme.

1.Pritini flokët çdo 30 ditë të paktën deri në pesë centimetra. Flokët do të rriten shumë shpejt nëse do të ndiqni metodat e mëposhtme.

2.A është e vërtetë që një maskë mund t’i zgjasë flokët?

Një maskë e mirë është ajo që përmban avokado dhe vaj arrë kokosi. Përzieni një lugë gjelle mjaltë, një lugë gjelle vaj ulliri, një lugë gjelle vaj arrë kokosi dhe gjysmë avokado të bërë pure. Maskën përhapeni në flokë dhe lëreni për 30 minuta. Për rezultate më të shpejta, aplikojeni një herë në javë.

3.Sa e dobishme është patatja për flokët?

Ndoshta nuk e besoni, por patatja mund t’i zgjasë dhe t’i ushqejë flokët më shpejt se çdo produkt tjetër. Merrni dy-tre patate mesatare dhe ziejini për 40 minuta. Nxirrini nga tenxherja dhe me lëngun e tyre (pasi të jetë ftohur), lagni flokët. Pastaj lahuni si zakonisht.

4.Mënyra më e lehtë, më e njohur dhe sigurisht më e lire

Ndoshta shumica e femrave e kanë provuar këtë mënyrë të paktën një herë. Ngrohni pak vaj ulliri dhe lyejini flokët nga mesi i flokëve dhe deri në fund të gjatësisë së tyre. Mos i lyeni rrënjët e flokëve, sepse i bën të yndyrshëm. Lërini për dy-tri orë dhe pastaj lahuni si zakonisht.

 

 

Share Button