Së shpejti vjen edicioni i 10-të i çmimit (AIITC), gara më e rëndësishme në fushën e kulturës

Në prag të ceremonisë për ndarjen e çmimeve AIITC, pranë Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam u mblodhën juritë e kategorive të këtij çmimi, për shqyrtimin e punimeve të shumta, konkretisht për kategoritë:

“Libri më i mirë i vitit në gjuhën shqipe, që trajton tema në fushën e shkencës, artit dhe kulturës islame”,

“Peizazhi më i bukur në penelat e piktorëve shqiptarë”,

“Krijimi më i arrirë nga moshat e reja në prozë ose në poezi” me temë: “E bukura në shpirt dhe në jetë”.

Për kategorinë e librit anëtarë të jurisë këtë vit janë prof. dr. Feti Mehdiu, prof. Emil Lafe dhe prof. Gjergji Sinani, të cilët me profesionalizëm kanë shqyrtuar të gjitha punët e paraqitura në këtë konkurs.

dsc_0006

Anëtarët e jurisë për vlerësimin e pikturës janë Buron Kaceli, i cili është dhe kryetari i kësaj jurie. Së bashku me anëtarët Sefedin Stafa dhe Agim Dervishi, shqyrtuan prurjet e këtij konkursi me peizazhe nga Shqipëria dhe Kosova.

dsc_0976

Ndërsa anëtarët e jurisë për krijimtarinë e moshave të reja, përbëhet nga prof. Agron Tufa dhe anëtarët Agim Baçi dhe Alban Bala.
Ceremonia e “Çmimit AIITC” për shpalljen e fituesve do të mbahet ditën e hënë, datë 6. 11. 2017 në Hotel Rogner, salla “Antigonea”. Në këtë vit jubile, ky aktivitet do të ketë një atmosferë të ngrohtë festive, ku do të jenë të ftuar emra të njohur të artit, letërsisë, fushës shkencore dhe kulturës islame.

dsc_0946

Share Button