“Save the Children”: Rripi i Gazës i pajetueshëm për 1 milionë fëmijë

Sipas një raporti të publikuar nga fondacioni ndërkombëtar me seli në Londër, “Save the Children”, më shumë se 740 shkolla në Rripin e Gazit, ku ndërprerjet e furnizimit me energji elektrike në ditë mesatarisht në ditë shkojnë nga 2 deri në 4 orë, luftojnë për të mbijetuar.

Po ashtu edhe institucionet shëndetësore dhe të urgjencës janë në një gjendje të keqe dhe kjo vë në rrezik jetën e fëmijëve, vijon raporti i organizatës, e cila paralajmëron edhe për një fatkeqësi mjedisore të mundshme për shkak të mostrajtimit të ujërave të zeza.

Raporti vë në dukje se për shkak të kushteve të këqija shumë fëmijë e kanë të vështirë të flenë, të mësojnë dhe luajnë.

“Një milion fëmijë në Gaza sot jetojnë në kushte të tmerrshme”, thekson raporti.

Shumë banorë të Gazës kaluan në errësirë këtë vit edhe Festën e Kurban Bajramit.

“Save the Children” përmes raportit të saj i bën thirrje Izraelit të heqë embargon që zbaton ndaj Rripit të Gazës dhe akuzon komunitetin ndërkombëtar për mos-reagim ndaj dhimbjeve e vuajtjeve të fëmijëve palestinezë.

Ndërkaq edhe Kombet e Bashkuara (OKB) raportuan muajin e kaluar se kushtet e jetesës në Rripin e Gazës, të kontrolluar nga Hamasi, po përkeqësoheshin më shpejt sesa parashikimet.

Raporti i OKB-së paralajmëron se burimi i vetëm i ujit në Rripin e Gazës do të jetë plotësisht i shteruar deri në vitin 2020 nëse nuk veprohet urgjentisht.

Në Rripin e Gazës jetojnë dy milionë palestinezë dhe që nga viti 2006 e këtej zona ndodhet nën bllokadën izraelite nga toka, ajri dhe deti./ trt

Share Button