Sarkofagu i Herkulit ekspozohet në muzeun në Antalia

Sarkofagu i Herkulit është ekspozuar në muzeun e Antalias, pasi paraprakisht ishte kontrabanduar nga Turqia, duke shënuar kështu rikthimin e tij në në shtëpi, raporton Anadolu Agency (AA).

Me një lartësi prej rreth 235 centimetra dhe gjerësi prej 112 centimetrash, sarkofagu 3.000 kilogramësh sipas literaturës arkeologjike është quajtur “Torre Nove”.

Objekti, i cili përshkruan 12 veprat legjendare të Herkulit, tashmë është vendosur në mesin e sarkofagëve të tjerë historik në Muzeun në Antalia.

Pesëdhjetë vjet pasi u vodh në Turqi, sarkofagu i luftëtarit mitik Herkul është kthyer në shtëpi më 14 shtator.

Thesari 2.200 vjeçar u vodh nga Turqia gjatë gërmimeve të paligjshme në Aksu, në provincën mesdhetare të Antalias, në fillim të viteve 1960.

Sarkfagu u sekuestrua në Gjenevë në vitin 2010 nga autoritetet doganore të Zvicrës, ndërsa në vitin 2015 zyra e Prokurorit publik solli një vendim që i njëjti të kthehet në varrin e tij në Turqi.

Para se të riatdhesohet në Turqi, sarkofagu u ekspozua për disa muaj në Universitetin e Gjenevës.

Share Button