Sarandë, sekuestrohen 36.5 kg drogë, arrestohet poseduesi

Policia e Sarandës ka sekuestruar 36.5 kg drogë dhe ka vënë në pranga shoferin e një kamioni.

Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar Adem Alushi, 59 vjeç, banues në Sarandë.

Mësohet se shërbimet e Policisë të Pikës Kufitare “Qafë Botë” Sarandë, gjatë kontrollit të ushtruar në kamionin e 59-vjeçarit, tip “Benz-Mercedez”, me targë AA 663 FR, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike me peshë totale prej 36.5 kg.

Droga ishte e ndarë në 35 pako dhe ishte fshehur brenda në depozitën e karburantit (serbator) në një vend të hapur posaçërisht për fshehjen e lëndës.

 

Share Button