Sarandë, qëllohet me armë makina e shefit të Antidrogës

Shefi Kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Sarandë është qëlluar me armë mbremë por fatmiresisht nuk ka mbetur i lenduar.

Burime zyrtare nga Ministria e Brendshme thanë se, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30 në hyrje të fshatit Shëndëlli në Sarandë, kur persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri automjetin privat të Orgest Mezinit.

Mësohet se, ai ka qenë i shoqëruar nga shefi i Krimeve, 2 specialistë të zonës dhe 4 efektiva të Policisë, në operacion për kapjen e një të kërkuari. Nga sulmi me armë nuk ka asnjë person të  lënduar.

Nga informacionet paraprake dyshohet se autori i sulmit është Taulant Gjini, i shpallur në kërkim për “tentativë vrasje

Për ngjarjen policia ka kontrolluar 90 banesa, ka shoqëruar 30 persona, si dhe ka sekuestuar 1 armë zjarri mitraloz dhe 1 armë automatik që mendohet se është e autorit të sulmit .

Share Button