Sarandë, arrestohen 2 të rinj për vendosje eksplozivi

Policia e Sarandës ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohen si autorë të vendosjes së një sasie eksplozivi.

Policia bënë më dije se ka arrestuar 23 vjeçarin Denis Sherin dhe 20 vjeçarin Gëzim Kërbaçin.

2 te arrestuarit i kanë vendosur eksploziv makinës se shtetasit Kreshnik Serjani për motive që ende nuk dihen, ngjarje kjo e ndodhur në 7 qershor të këtij viti në fshatin Metoq.

Ndërkaq burime nga uniformat blu të qytetit të Sarandës bëjnë me dije se shtetasi Gëzim Kërbaci ka qenë i dënuar me 5 vjet burg në vitin 2012 për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

 

Share Button