Sarandë, plagoset me thikë 32-vjeçari

Një person është plagosur me thikë mbrëmë në qytetin e Sarandës.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si ‘Plazhi i Ri’, ndërsa i plagosur ka mbetur Petraq Gjiksana, 32 vjeç.

Gjiksana ka marrë plagë në zonën e barkut dhe mësohet se i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ende nuk dihen shkaqet dhe autorët e plagosjes por policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Share Button