Sarandë, kapen 55 kg drogë, 2 në pranga

Policia e Sarandës ka sekuestruar sot 55 kg kanabis sativa ndërsa në pranga kanë përfunduar 2 transportuesit e saj.

Sipas policisë droga u kap në vendin e quajtur Qafë-Muzinë ndërsa të arrestuarit janë Blerdian Abazi dhe Ervin Arifaj.

Droga ishte fshehur në automjetin tip Benz me targa AA 870 HY më të cilën të arrestuarit po transportonin lëndën narkotike.

Ndërkaq materialet e sekuestruara i kanë kaluar për procedime të mëtejshme Prokurorisë ndërsa policia po punon për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.

 

Share Button