Sarajevë, mbahet marsh qytetar për Halepin

Rreth 35 pjesëmarrës të marshit qytetar për Halepin i cili deri më tani ka kaluar më shumë se 1.000 kilometra nëpër Evropë, mëngjesin e sotëm është nisur nga Visoko drejt Sarajevës.

Marshi qytetar do të hyjë në Sarajevë në orët e pasdites.

Gjatë qëndrimit të tij dy-ditor në Sarajevë të pjesëmarrësve të marshit, do të mbahet shëtitje e qetë, diskutim 24-orësh mbi paqen dhe koncert solidariteti.

“Marshi qytetar për Halepin mirëpret të gjithë ata që u ka dalë mbi kokë ndjenja e pamundësisë ndaj luftës në Siri, që të bashkohen”, thonë organizatorët.

Deri më tani, më shumë se 2.500 njerëz kanë marrë pjesë në marshin në rrugët nëpër Evropë.

Nesër para Katedrales do të organizohet promovimi për këngën “Ndaloni luftën” (“Stop The War”), të kompozuar nga Sir Jean.

Me këtë këngë, marshi qytetar për Halepin dëshiron të fillojë aksionin humanitar në Sarajevë për të ndihmuar fëmijët e Sirisë.

Marshi qytetar për Halepin shkon në drejtim të kundërt me rrugën e refugjatëve që vijnë në Evropë. Ajo u themelua në fund të vitit 2016 si lëvizje ndërkombëtare e solidaritetit.

Marshi ka filluar më 26 dhjetor 2016 në Berlin dhe që atëherë ka kaluar përmes Gjermanisë, Çekisë, Austrisë, Sllovenisë dhe Kroacisë. Marshi në Siri pritet të mbërrijë kah fundi i verës 2017.

Share Button