Sadiq Khan, kryebashkiaku i parë mysliman i Londrës

Laburisti anglez, Sadiq Khan, ka fituar garën për kryetar të Londrës, duke u bërë kështu kryebashkiaku i parë mysliman.

Sipas “The Guardian”, Khan është fituesi i pakontestueshëm i garës për kryetar të Londrës.

Burimet kanë thënë për gazetën se sipas rezultateve preliminare, Khan ka fituar 80% të votave.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Nju Jorkut ka qenë i pari që nisi përgëzimet e ndërkombëtarëve për kryebashkiakun e ri të Londrës.

“I uroj gjithë të mirat kreut të ri të Londrës dhe mikut avokat të të drejtave të strehimit, Sadiq Khan. Mezi pres të punojmë së bashku”- u shpreh ai.

Edhe kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo bëri urimin e saj sërish përmes rrjetit social, duke shtuar se mezi pret të përforcojë bashkëpunimin mes dy kryeqyteteve, mbi çështje madhore si strehimi, ndotja dhe kultura.

 

Share Button