Sa të rrezikshme janë cigaret me mente?

Dëmi që shkaktohet nga pirja e cigareve është i ditur, por një lloj i veçantë i tyre duket se paraqet më shumë rrezik.

Cigaret me shije mente cilësohen si shumë të dëmshme, për shkak të lehtësisë së pirjes, gjë që çon në përdorim më të shpeshtë të tyre. Por Anglia ka marrë një masë ligjore për ndalimin e përdorimit të tyre.

Një ligj i ri i miratuar së fundmi, parashikon që pas katër vitesh, shitja e këtyre cigareve të ndalohet. Më konkretisht ligji do të veprojë në 20 maj të vitit 2020, ku gjatë kësaj kohe gradualisht do të fillojë reduktimi i tyre.

Këto cigare janë vënë nën akuzë, për shkak të dëmeve të shumta që i shkaktojnë sistemit të frymëmarrjes.

 

Share Button