Sa është kostoja e prodhimit të një iPhone X

Smartfoni më i ri i avancuar i Applet, iPhone X, është një smartfon i shkëlqyer por shumica mendojnë se çmimi i tij është pak i shtrenjtë.

Çmimi fillestar i iPhone X është 999 dollarë, gjë që është shumë i lartë, por të gjithë e dimë se Apple do të shesë një sasi të konsiderueshme të smartfonit të ri, transmeton Koha.net. Burimet e brendshme të kësaj industrie në Kinë kanë bërë një hetim për të gjetur sa janë shpenzimet për një iPhone X dhe duket se shpenzimet e prodhimit janë 60 për qind më pak në krahasim me çmimin shitës.

Ekrani 5.8-inç OLED është pjesa më e shtrenjtë me çmim prej 80 dollarë për njësi. Pas ekrani, më e shtrenjtë është edhe memoria NAND (45 dollarë), procesori Apple A11 Bionic (26 dollarë) dhe 3 GB RAM memorie (24 dollarë).

Derisa prodhimi kushton 60 për qind më lirë sesa çmimi shitës, shumica e shpenzimeve shtesë si shpenzimet e prodhimit, shpenzimet e hulumtimit dhe zhvillimit, marketingut dhe shumë shpenzime të tjera nuk janë të përfshira në koston e prodhimit të një iPhone X.

Kostoja e prodhimit të një iPhone X, përafërsisht i bie të jetë rreth 400 dollarë.

Share Button