Sa duhet të jetë temperatura e dhomës së bebit? Disa këshilla që duhen ndjekur

Temperatura e ambientit është shumë e rëndësishme për fëmijën dhe sipas ekspertëve, gjatë dimrit ajo nuk duhet të jetë më e lartë se 20 gradë. Por si duhet të jetë ambienti i shtëpisë për të qenë ideal për të porsalindurin? Përnënat.al tregon për temperaturat e duhura dhe gjithçka tjetër për një ambient në kushte ideale brenda shtëpisë.

• Temperatura në shtëpi duhet të jetë gjithmonë konstante; • Temperatura ideale do të ishte 20 gradë, por në banjo mund të jetë edhe pak më e lartë, ndërsa në dhomën e gjumit jo më shumë se 18 gradë. • Dhoma ku fle fëmija duhet të jetë e ajrosur mirë dhe jo me ajër shumë të thatë; • Nëse në shtëpi përdorni kalorifer, vendosni një lagështues ajri;

• Nëse shtëpia ka shumë lagështirë mund të instaloni një tharës ajri (janë aparatura të posaçme që mund t’i blini në dyqanet me elektroshtëpiake);

• E ajrosni mirë shtëpinë. Idealja do të ishte 3 herë në ditë: në mëngjes, në mesditë, dhe në darkë para gjumit, • Nëse fëmija ka lindur para kohe temperatura mund të jetë disi më e lartë, përkatësisht rreth 22-24 gradë me lagështirë 50%. Temperatura e ujit të banjos duhet të jetë rreth 36-37 gradë. /b.l/noa.al/

Share Button